Në Moosburg të Bavarisë, u mbajt ora letrare dhe darka e Lamës

Gjermania

Në Moosburg të Bavarisë, u mbajt ora letrare dhe darka e Lamës

Nga: Gani I. Mehmeti Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 20:09
Gani I. Mehmeti

Në një ambient të bukur, me dekorim flamujsh kombëtar, të Dardanisë dhe të Kosovës e me piktura të bukura nga piktorët shqiptarë, ku dominonin kullat, më 28 tetor 2023, dita e shtunë, u mbajt ora letrare dhe më 29 tetor, u mbajt Darka e lamës, organizuar nga Lidhja e Krijuesëve Shqiptarë në Mërgatë (LKSHM), me kryetar krijuesin e poetin Musa Jupolli dhe me sekretar, poetin Mentor Thaçi.

Jashtë sallës kishin dalë disa në pritje të atyre që po shkonin dhe po i përcillnin deri brenda, tamam sikur moti kur mysafirët përcilleshin nga njerëzit e shtëpisë. Vendi i madh ishte mirë i prgatitur, me tavolina e karrige të mjaftueshme. Edhe ata që hynin po i gjenin vedet e tyre, e ashtu si vinin, grupe-grupe, po uleshin fillimisht e pastaj bëhej edhe ndonjë lëvizje, me qëllim përshëndetjeje me njëri-tjetrin, duke u njohur edhe me ata që nuk njiheshin.

Kishte raste kur edhe po i shkëmbenin librat e tyre të botuara, mbasi këtu nuk ishte vendi shumë për shitblerje, ani pse kishte edhe të tilla në një shtand.

Fillimisht u regjistruan në një fletë ata që do të lexonin poezitë e tyre dhe më pastaj ata ftoheshin për lexim.

Në fund, u ndanë edhe Mirënjohje.

Ishte një mbrëmje e pasur letrare. Këtu ishte mysafir i ardhur nga Kosova komandanti Rrustem Berisha, i cili shpjegoi ngadalë e bukur Luftën e Koshares të zhvilluar në vitnin 1999, duke dhënë disa ngjarje që ne publiku nuk i kishim dëgjuar më parë e duke iu përgjigjur edhe disa pyetjeve nga të pranishmit për luftën e njohur të Koshares, ku ishte thyer kufiri shqiptaro-shqiptar. Më në fund, gjenerali kërkoi që historia shqiptare, edhe kjo e luftës së vitit 1999, të shkruhet nga hiastorianë të shquar dhe vetëm ashtu si ajo është zhvilluar, pa ngjyrime politike, partiake e pa anime, pse vetëm kështu do t’i qëndrojë kohës dhe do t’i bëjë nder luftës, atyre që luftuan po më së shumti atyre që dhanë jetën për Liri.

Ditën dytë, të dielen, më 29 tetor, ishte caktuar të mbahej Darkës lamës. U zhvilluan mënyra të ndryshme të jetës tradicionale, duke nisur nga pritja e përcjellja e mysafirëve në të kaluarën me biseda të ndryshme, çfarë ishte edhe preokupimi i shqiptarëve në përgjithësi, nga punët në bujqësi e blegtori, nga ngjarjet aktuale të kohëve, miqësia e tradita tjera, siç janë lojërat popullore.

Edhe këtë ditë ambienti ishte i përgatitur shumë bukur me flamuj siç i cekëm, e me piktura të ndryshme.

Dita ishte më e gjallë me aktivitete, pse edhe natyrën e koishte të tillë. Ishte muzika, ajo që dehu të reja e të rinj dhe rrokën vallet e bukura folklorike shqiptare, e ndonjëri edhe këngëve deri në kupë të qiellit.

Më pas erdhi edhe Darka, që ishte tradicionale e gatuar dhe me lloje të ndryshme ushqimesh, natyrisht, bashkë me ëmbëlsirat, të gatuara nga vetë shqiptarët në shtëpitë e tyre e të sjella këtu për pjesëmarrësit, sepse gjithë ai ushqim, për rreth 500 veta, nuk ka pikur vetë këtu. Njerëzit po ruheshin e nuk po flisnin se kush sa ka sjellë ushqim, por njërin, kalimthi e dëgjova kur i tha tjetrit “katër pite i kam prurë”, pa dëgjuar edhe çka tjetër. Por, kjo është pritja nga ata që banojnë këtu më afër vendit të mbajtjes së këtyre aktiviteteve, iu bie një barrë më e madhe, për çka u jemi mirënjohës e i falënderojmë shumë. Iu shtofshin të lashtat, iu rritshin pagat, paçin shëndetin e lumturinë në familjet e tyre.

Ishte një kënaqësi e madhe, kjo!

Mirupafshim herave të tjera!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat