Mediat gjermane kanë zbuluar detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur në një kantier ndërtimi në Hafencity të Hamburgut të hënën e 30 tetorit, ku humbën jetën disa shqiptarë dhe një punëtor tjetër mbeti i plagosur.
Policia në fillim kishte deklaruar se viktimat ishin bullgarë, por më pas korrigjoi informacionin, duke thënë se tre nga pesë viktimat e aksidentit ishin shqiptarë.
Referuar departamentit të zjarrfikësve, pas 35 orësh arritën të shpëtonin punëtorin e pestë të mbetur në rrënoja gjatë mbrëmjes, i cili u dërgua në spital me lëndime të rrezikshme për jetën pas aksidentit të hënën.
Viktimat janë:
A. Zorba, 31 vjeç nga Elbasani,
A. Xheka, 35 vjeç nga Dibra,
Rr. Hoxha, 33 vjeç, nga Kukësi,
Ndërkohë personi i katërt është po ashtu nga Mati, identiteti i të cilët ende nuk është zbuluar.
Nga ana tjetër, A. Visha nga Mati, 33-vjeç, është në koma në spitalin gjerman, gjendja e të cilit është ende në rrezik.
Grupi i punëtorëve shqiptarë ishin në gjermani me pasaporta false bullgare, gjë e cila solli edhe identifikimin me vështirësi të tyre, ndërsa tek punëdhënësi, shtetas kosovar, punonin në të zezën.
Administratori shqiptar nga Kosova i firmës që kishte regjistruar shqiptarët me dokumente false është zhdukur nga Gjermania dhe besohet se tashmë ka ikur nga shteti gjerman.