Katër shqiptarë arrestohen në Gjermani, sekuestrohet drogë në dy zona - si policia ra në gjurmë të tyre

Gjermania

Katër shqiptarë arrestohen në Gjermani, sekuestrohet drogë në dy zona - si policia ra në gjurmë të tyre

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Katër shtetas shqiptarë janë arrestuar në Gjermani pasi janë kapur me një sasi prej 8 kilogram drogë. Sipas mediave vendase, operacioni është zhvilluar në lindje të Leipzig.

Operacioni policor ka vazhduar edhe në Rostock, ku u gjetën rreth 1300 bimë kanabisi në një objekt. Operacioni ishte pjesë e një hetimi nga prokuroria publike e Leipzig, me dyshimin për trafik droge në sasi të mëdha.

Dy nga të dyshuarit, një 28-vjeçar dhe një 30-vjeçar u kapën në Leipzig, dy të tjerë, një 45-vjeçar dhe një 32-vjeçar në Rostock.

Kërkimet u zhvilluan në rrethet Schönefeld-Ost dhe Neustadt-Neuschönefeld. Aty shërbimet e policisë gjetën ndër të tjera marijuanë, amfetamina dhe kristal. Përveç bimëve të kanabisit, në afërsi të Rostokut u gjetën edhe pajisje të ndryshme teknike për kultivim të drogës në ambiente të brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat