Bëhet e ditur se ka ndërruar jetë mbrëmë në Gjermani shqiptari 33-vjeçar A.V.
Lajmi i rëndë vjen 10 ditë pas aksidentit në kantierin e ndërtimit në Hamburg. Lajmin e konfirmoi L.C. daja i viktimës.
A.V, baba i tre fëmijëve, mbeti i plagosur rëndë pas aksidentit në kantierin e ndërtimit në Hamburg të Gjermanisë ku edhe 4 shqiptarë humbën jetën.
Ai ndodhej prej 10 ditësh në spital, por nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të marra.
Aksidenti i rëndë në punë, ku humbën jetën 5 shqiptarë, u shënua të hënën e 30 tetorit 2023 në një kantier ndërtimi në Hafencity të Hamburgut në Gjermani.