Haradinaj pritet nga strukturat e AAK-së në Gjermani, njofton për formimin e nëndegëve të reja dhe anëtarësimin e dhjetëra të rinjve

Gjermania

Haradinaj pritet nga strukturat e AAK-së në Gjermani, njofton për formimin e nëndegëve të reja dhe anëtarësimin e dhjetëra të rinjve

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 08:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka takuar sot bashkatdhetarë në një takim të organizuar në Augsburg të Gjermanisë për nder të festave të nëntorit.

Kështu ka bërë të ditur Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Në prag të festave të Nëntorit, kënaqësi e veçantë të jem me bashkatdhetarët në Augsburg të Gjermanisë. Sot, kisha kënaqësinë e përcjelljes së kësaj ngjarjeje me kolegët nga Aleanca në Gjermani; Ukë Blakaj, Selim Hoti dhe Can Tahiri, si dhe me kryetarin e Degës së Aleancës në Gjilan, Nazim Gagica dhe me anëtarin e kryesisë së Aleancës, Lahi Brahimaj”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka vlerësuar kontributin e bashkatdhetarëve në etapa të ndryshme për Kosovën.

“Gjatë bashkëbisedimit me bashkatdhetarët, vlerësova kontributin e jashtëzakonshëm të tyre në etapa të ndryshme të rrugëtimit të Kosovës. Me përkushtimin dhe sakrificën e tyre ndër dekada, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë kombëtare. Jemi krenarë për arritjet dhe angazhimin e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Po ashtu, na bëjnë krenar edhe arritjet e tyre në biznes, duke u bërë të matshëm edhe me bizneset gjermane”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj ka njoftuar se janë formuar edhe dy nëndegë të reja të Aleancës në Gjermani.

“Gjithashtu, u formuan edhe dy nëndegë të reja të Aleancës, ajo në Ausburg, e tjetra në Donauëorth. Urojmë për sukses Kushtrim Neka i cili është zgjedhur kryetar I nëndegës në Ausburg, nënkryetarët Asllan Qarri e Naxhije Sopaj, Ganimete Nitaj Sekretare, Egzon Mahmutaj, Avni Gashi, Vegim Mataj, Afrim Syla, Bekim Lokaj, Leonard Berisha, sikurse urojmë edhe Mehdi Rexhepin për pozitën e kryetarit të nëndegës në Donauëorth, nënkryetar Ramë Avdullahu, sekretar Skender Musa, Zaim Halili e Azem Nuraj”, ka shtuar Haradinaj.

Përveç kësaj, Aleancës i janë bashkuar edhe një numër i madh bashkatdhetarësh.

E veçanta e këtij takimi ishte se një numër i madh i bashkatdhetarëve i’u bashkuan Aleancës si anëtarët më të rinj të saj. I uroj për punë e angazhim të përbashkët në interes të diasporës e të Kosovës”.

“Derisa festojmë së bashku sukseset tona të përbashkëta shpresojmë për një të ardhme më të ndritur për vendin tone”, ka përfunduar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat