‘Takimet e Mynihut’ bashkojnë diasporën shkencore shqiptare

Gjermania

‘Takimet e Mynihut’ bashkojnë diasporën shkencore shqiptare

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 11:34
Foto ilustrim

Nëpërmjet rrjetëzimit dhe bashkëpunimit shkencor, mbi 100 pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Amerika, Gjermania, Austria etj, janë mbledhur në simpoziumin shkencor “Takimet e Mynihut” që këtë vit është mbajtur me temën “Ndërtimi i një platforme për përkrahjen e bashkëpunimit dhe rrjetëzimit të Diasporës shkencore shqiptare”.

Kjo ngjarje e organizuar nga Shoqëria e Akademikëve Shqiptarë “Dija” në Mynih, në bashkëpunim me Institutin shkencor mbarëkombëtar “Alb-shkenca” dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, është mbajtur në Qendrën Ndërkombëtare të Takimeve Shkencore në Munih në Gjermani.

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka theksuar se synimi i përbashkët është bashkëpunimi për zhvillimin e vendit.

Në këtë takim, Nagavci prezantoi disa nga politikat e tyre në këtë drejtim si: hapja e mundësive për angazhimin e diasporës shkencore në institucionet e Kosovës, rritja e buxhetit në arsim, miratimi i planit kombëtar të shkencës.

Ajo tha se është paraparë fondi për shkencë në kornizën afatmesme, lansimi i platformës KRIS dhe KREM, si dhe anëtarësimi me të drejta të plota në Horizon.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat