Dalin detaje për vrasjen e shqiptarit në Gjermani, autori i krimit tronditës është një 17-vjeçar

Gjermania

Dalin detaje për vrasjen e shqiptarit në Gjermani, autori i krimit tronditës është një 17-vjeçar

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 27-vjeçarit shqiptar R.H në Gjermani.

Mësohet se 27-vjeçari është vrarë po nga një shtetas shqiptar, që dyshohet të jetë 17-vjeç. Gazetari i ABC-së theksoi se autoritetet gjermane kanë bashkëpunuar me familjarë të viktimës për të zbardhur më tepër detaje dhe për identifikimin pasi 27-vjeçari nuk ka pasur dokumentet identifikuese.

Familjarët e të ndjerit janë njoftuar 3 ditë më parë nga të afërm të tjerë për vdekjen e tij, i cili kishte prej me shumë se 3 vitesh qe jetonte mes Gjermanisë dhe Francës.

Dyshimet kryesore janë për prishjet e pazareve të drogës, megjithatë i riu në Shqipëri nuk rezulton me precedent penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat