Është zbuluar identiteti i 27-vjeçarit shqiptar që u vra më 25 tetor nga një 17-vjeçar, po ashtu shqiptar, në Gjermani. Mësohet se viktima është shtetasi që shihni në foton e mësipërme, Alonso Hysneli, me origjinë nga Burreli, i cili në Gjermani njihej me emrin Reols Hysneli.
27-vjeçari rezulton me precedentë penale si pjesë e krimit të organizuar në Gjermani. Ngjarja e rëndë u zbulua pasi vetë autori 17-vjeçari shqiptar u vetëdorëzua në Polici dhe rrëfeu krimin.
Ai e kishte ekzekutuar patriotin e tij me armë zjarri me plumb në kokë. Trupi i pajetë u gjet nga policia gjermane në disa shkurre pranë një zone me ujëra termale në Holstentherme në Kaltenkirchen. Sipas autoriteteve, shqiptari është vrarë në një vend tjetër, dhe trupi më pas është dërguar atje ku është gjetur.
Hetuesit po hetojnë për motivet e ngjarjes. Sipas të dhënave paraprake të BILD, një nga pistat kryesore të hetimit është një përplasje për tregtinë e drogës.