Në frymën dhe trashegiminë politike nacionale të Atit themeltar të shtetit të Kosovës, presidentit historik, Dr Ibrahim Rugova

Gjermania

Në frymën dhe trashegiminë politike nacionale të Atit themeltar të shtetit të Kosovës, presidentit historik, Dr Ibrahim Rugova

Nga: F.B. Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 21:04
Foto ilustrim

Nëndega e LDK-së për NRW në koordinim me Degen e parë e LDK-së për Gjermani, me Kryetarët respektiv, z. Jakup Gërguri  dhe Isa Jakup Shabani organizuan një takim me LDK-në në Gjermani dhe me pjesmarrjën e dy deputëtëve të Kuvendit të Republikues së Kosovës, njëherit anëtarë të GPM-së, z. Armen Armend Zemajdhe z. Anton Quni !

Nën moderimin dhe drejtimin e kryetarit Gërguri, takimi filloj në orarin e paraparë, në ora 19:00 dhe vazhdoj deri në 23:00.

Interesimi për pjesmarrje ishte i mirë dhe solid, meq ishte mundësi e parë që të degjohëshin dy nga akterët dhe projektuesit e "Rrugës së Re" për Kosovën, Deputetet e nderuar dhe anëtarët e Kryesisë së LDK-së, Nënkryetari Anton Quni dhe z.Armend Zemaj

Image
Pamje nga biseda në Zoom

Përveq anëtarëve dhe kryetarëve të shumë Nëndegëve të LDK-së në Gjermani, nuk munguan as Kryetarët e 4 Degëve të LDK-së në Gjermani, siq ishin :

Isa Jakup Shabani,

Abetare Bajraj,

Saranda S. Musliu, dhe ;

Mustafa Lulaj.

Pas fjalës përshendetëse të Kryetarit Gërguri, pjesmarrësve të këtij takimi i'u drejtua z. Armend Zemaj i cili përshendeti dhe falenderoj të pranishmit, sikurse falenderoj organizatorët për video-konferencën e organizuar me qellim ; shpalosjen e programit politik të LDK-së : "Rruga e Re" për Kosovën.

Zoti Zemaj, foli edhe për përmbylljen me sukses të Kuvendit të X zgjedhor dhe mbajtjen e Konventës Programore më 19 Nëntor, pas përfundimit të punimeve të Kuvendit të X.

Z. Zemaj, ndër të tjera, foli edhe për sfidat me të cilat po ballafaqohet vendi dhe nevojën e angazhimit shtesë në tejkalimin e tyre, dhe me theks të veqantë në përmbylljen e Dialogut të Brukselit.

Deri në inkuadrimin e Nënkryetarit të LDK-së, z. Anton Quni, fillimisht fjala i'u dha Kryetarëve të Degëve të LDK-së në Gjermani, të cilët përshendetën të pranishmit e kësaj video-konference, dhe vlerësuan zhvillimet politike në LDK, duke ofruar ide dhe propozime për ecjen tutje, konformë programit politik të LDK-së, "Rruga e Re" pë Kosovën.

Kontributi i Delegatëve të Kuvendit të X nga LDK në Gjermani, siq ishin z. Fazli Hajdaraj dhe Rilind Geci, ishte i çmuar dhe i mirëpritur nga të gjithë pjesmarrësit e këtij takimi.

Vlen të përmendet edhe pjesmarrja e antarit të Kryesisë së Deges së LDK-së në Suedi, majorit Nazif Ramabaja.

Për t'u vlerësuar ishte pamedyshje pjesmarrja e grave në këtë vido-konferencë, si dhe kontributi i padiskutueshëm i tyre n'debat.

Me pas, fjalën e mori Nëkryetari i LDK-së, z. Anton Quni.

Pasi përshendeti të pranishmit dhe pranoj urimet për pozitën e ri-konfirmuar të Nënkryetarit të LDK-së, në Kuvendin e X zgjedhor, z. Quni filloj diskutimin në lidhje me rrugëtimin e programit politik të LDK-së, "Rruga e Re" për Kosovën pas ardhjes në krye të z.Lumir Abdixhikunga Konventa e parë e saj : "Lidhja me Mergatën, "LDK ju degjon" dhe tutje...

Foli për kontekstin politik që determinoj nëvojën e definimit të një programi të tillë qeverisës për Kosovës, si alternativë e vetme për qeverisjën e vendit drejt rrumbullaksimit të procesit të shtetndertimit të Kosovës.

Z. Anton Quni, vuri theksin në atë që ishte i kyqyr drejtperdrejt gjatë hartimit të këtij projekti politik nacional, si ekspert i fushes, ushtarak i karierës, Komandant lufte në Betejën e Koshares  dhe si ish Minister i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

M B R O J T J A !

Mbrojtja ishte domeni i elaboruar në kapitullin e 8-të të programit politik të LDK-së, Rruga e Re " për Kosovën, t cilin z. Quni e filloj me spjegimin e kontekstit gjeopolitik dhe gjeostrategjik për Kosovën, rajonin dhe me gjerë, për të potencuar :

"LDK-ja synon zhvillimin e Forcave të Armatosura

përmes zhvillimit të personelit, menaxhimit të

burimeve njerëzore, zhvillimit të komponentës së

inteligjencës dhe sigurisë, fushës së operacioneve

ushtarake, fushës së mbështetjes logjistike,

planifikimit, komunikimit dhe trajnimit. Angazhimet

kryesore në fushën e mbrojtjes janë :

8.1 Partneriteti për paqedhe integrimi në NATO

8.2 Rritja e Buxhetit në 2%të brutoproduktit vendor

8.3 Ristrukturimi i FSK-së

8.4 Arsimimi ushtarak në shkolla civile

8.5 Ndertimi i 4 kazermave ushtarake

8.6 Ndertimi i vendbanimeve për personelin ushtarak

8.7 S mart Defence

8.8 Krijimi i kapaciteteve për operacione nduerkombëtare

8.9 Zhvillimi i kapaciteteve të luftës kibernetike

8.10 Pensionimi dhe tranzicioni i pjesëtarëve të FSK-së.

Për të gjithë nënkapitujt, Nenkryetari i LDK-së , z. Anton Quni, ka dhënë spjegimet dhe sqarimet e nevojshme, me një profesionalizëm të lart dhe ekspertizë të saktë, dhe në anën tjetër, me vullnet dhe pasion që shihej dhe lexohej në fytyrën e Tij prej një ushtari të atdheut dhe poltikanit atdhetar !

Nenkryetar Anton Quni, i'u përgjigj me pasion pyetjeve të pranishmëve dhe me elokuencën dhe kulturuen e debatit, sikur çdohërë në takiomet tona, le shije mbrresëlenëse unike.

Z.Quni, u zotua në ruajtjën dhe kultivimin e frymes së bashkëpunimit dhe kordinimit të LDK-së me Mergatën, të cilën siq potencoj Ai, LDK e konsideron Mergatën tonë si aset kombëtar, pa kontributin e së cilës, Kosova nuk do të ishte aty ku është, shtet i pavarur dhe demokratik.

Takimin e shpalli të mbyllur, moderatori dhe Kryetari i Nendeges së NRW-së, z. Jakup Gërguri me uratën :

Zoti e bekoftë LDK-në  & Zoti e bekoftë Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat