“10 vite që prisja të bëhesha nënë” – Mjekja shqiptare në Gjermani flet për binjaket për herë të parë

Gjermania

“10 vite që prisja të bëhesha nënë” – Mjekja shqiptare në Gjermani flet për binjaket për herë të parë

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 12:49
Aurora Dollenberg

Mjekja Aurora Dollenberg, mjekja shqiptare në Gjermani është bërë nënë e dy binjakeve me partnerin e saj gjerman informaticienin Gotz Dollenberg.

Në një intervistë për emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania ajo tregoi emocionet e jashtëzakonshme të përjetuara teksa ka mbajtur në dorë fëmijët e saj.

Mjekja tha se me bashkëshortin dëshironin të kishin të paktën një fëmijë, duke qenë se janë shumë të ngarkuar profesionalisht, por dëshira e zemrës ishte të kishte 2 dhe Zoti ia plotësoi.

“E kishim planifikuar, unë dhe bashkëshorti jemi të lidhur me planifikimin e jetës, dhe duke qenë se kemi arritur në një pikë që mendojmë se i kemi arritur qëllimet profesionale, ishte momenti të krijonim familjen tonë të vogël. Dëshironim të paktën një fëmijë, duke qenë se jemi shumë të zënë me punën.  Dëshira e zemrës ishte të kisha dy fëmijë, por nuk e kisha të lehët të shkëputesha për një kohë të gjatë nga puna, kështu që Zoti duket sikur ma ka dëgjuar zemrën dhe kështu, një rrugë e dy punë. Prindërit e mi kanë më shumë se sa 10 vjet që prisnin që unë të bëhesha nënë”, tha mjekja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat