Shpëtim Alaj është një emër i njohur në Gjermani. Shqiptari nga Kosova është larguar nga vendi që në moshë të re. Falë punës dhe vullnetit, sot zotëron suksese të njëpasnjëshme. Ai ka në pronësi një sipërmarrje, nëpërmjet të cilës mbikëqyr procesin doganor të mbi 3500 kompanive gjermane.
Për punën e tij të suksesshme në Gjermani, ai është shpallur “Afarist i vitit” në 2015 ndërsa në vitin 2016 është zgjedhur Ambasador i Integrimit në qytetin ku jeton, dhe po fitues i çmimit prestigjioz “Unternehmen mit Kultur“ (2019), në mesin e 6000 afaristëve, dhe po ashtu edhe shumë çmime tjera.
Në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit”, Aliaj rrëfeu më shumë detaje ndërsa shtoi se nuk do të donte të bashkëpunonte me kompanitë shqiptare.
“Është një proces elektronik, ne komunikojmë me qendrat doganore gjermane nëpër të gjitha qytetet në Gjermani. Ne si kompani kemi tre filiale dhe doganojnë për mbi 3500 ndërmarrje të ndryshme gjermane, kështu që nëpërmjet sistemit elektronik komunikojmë me doganat. Domethënë të dhëat i marrim nga kompanitë, përpunohen dhe dërgohen në doganë. Ka disa kompani shqiptare me të cilat punojnë kompanitë gjermane. Direkt ne për kompani shqiptare nuk kemi punuar. I kam ikur edhe kontakteve për arsye se kur vijmë kompanitë nga Kosova dhe Shqipëria gjithmonë janë të papërgatirur, probleme me dokumentet, na nxjerrin telashe. Vetëm kur kanë ndonjë problem të madh i ndihmoj, përndryshe nuk kam dëshirë të punoj.”, tregoi Aliaj.
Ai tregoi gjithashtu se si u bë presidentit i klubit të handball në Eisenach. Aliaj thotë se pas kontributit të tij që dha për këtë klub, pati një ofertë për t’u bërë.
“Më vonë pasi isha i suksesshëm me kompaninë time, nga një ndihmës u bëra edhe sponsor i klubit. Më vonë pas shumë vitesh angazhim, më pyetën dhe më lutën disa muaj që të pranoj dhe të kandidoj për president të këtij klubi me një traditë kaq të madhe. Herën e parë kam refuuzar duke thënë se këtë funksion duhet ta kryejë një gjerman por insistimi ishte i fortë dhe isha i gatshëm edhe pse bashkëshortja ishte kundër për arsye se angazhimet e shumta“, tha Aliaj.
Më tej, ai tregoi se ka marrë edhe disa oferta për t’ju futur politikës.
“Kam pasur disa oferta nga dy partië kryesore, partia Socialdemokrate mirëpo për shkak se mbaj edhe titullin e ambsadorit të integrimit nuk kam dashur të futet në politikë por ndoshta për ta përfaqësuar popullin tim, jam duke menduar që të kandidoj për vitin e ardhshëm për zgjedhjet në Bundestag që të shkruaja edhe njëherë histori.”, shtoi sipërmarrësi.