Dega II e LDK-së nën organizimin e Nëndegës së LDK-së për NRW, mbajti edhe Video-Konferencën 2 , përmes Platformës ZOOM, me qëllim shpalosjen e Programit Rruga e Re.
Kesaj here kishim në plan dy sektor;ate të Ekonomisë, dhe të Arsimit. Për të pranishmit sektorin e ekonomisë e elaboroi zonja Hykmete Bajrami, Deputete, ndërsa për Arsimin zonja Jehona Lushaku Sadriu.
Zonja Bajrami , në elaborimin që bëri, foli për Ekonomi dhe Financa , duke fillue që nga rritja ekonomike, Buxheti, liberalizimi i tregut, politikat tatimore, ndryshimi i ligjit të Prokurimit dhe pikat që nga Energjia, Digjitalizimi dhe teknologjia informative, Infrastruktura , Familja dhe Mirëqenia . Zonja Lushaku , që ka kompetenca për Arsimin , elaboroj programin që nga Programi Kombëtar për Edukimin e hershëm , pilot projekti për mësim tërë ditor, Digjitalizimi, Riorganizim i rrjetit të shkollave, trajnimi i mësimdhënësve, deri te fondi për hulumtime shkencore, dhe fondi i Ekselencës.
Pas elaborimit pikave kryesore , dy përfaqësueset iu përgjigjen edhe shumë pyetjeve të pranishmëve, të cilat ishin edhe jashtë sektorit të ekonomisë e arsimit, gjë që me kënaqësi ia shpjeguan e sqaruan në formën më të drejtpërdrejtë, ngase vërtetë ishin sa të arsyeshme , edhe pyetje që vërtetë duan sqarim , ngase vijnë shumë lajme fatkeqësisht tendencioze, dhe përçarëse për subjektin tonë. Shih për këtë, sonte u njoftuam nga dora e parë e projektueseve të Programit Rruga e Re për qeverisjen.
Në pyetje, dhe debate u kyqen pjesa dërmuese e të pranishmëve , e që ishin nga gjitha Degët në Gjermani dhe disa nga vendet skandinave.
Për disa minuta në fillim u kyq edhe deputeti Armend Zemaj, që përshëndeti tubimin , dhe falenderoi të pranishmit, me theks të veqant organizatorin. Pasi interesimi ishte shumë i knaqshëm , ky takim vizuel zgjati më shumë se tre ore, andaj në emer të Deges II dhe Nendeges NRW ju falenderojmë për praninë gjithë pjesëmarrësve , duke ju njoftuar se do vazhdojmë pas disa ditësh shpalosje sektorin e Shendetsisë dhe drejtësisë
13 janar 2024. Për Nëndegen NRW dhe Degen II të LDK/ë për Gjermani Jakup Gërguri.