Zbulohet plantacioni me kanabis, arrestohen nga autoritetet gjermane dy shqiptarë

Gjermania

Zbulohet plantacioni me kanabis, arrestohen nga autoritetet gjermane dy shqiptarë

Më: 13 prill 2024 Në ora: 11:15
Foto ilustrim

Policia gjermane ka zbuluar një plantacion kanabisi në Löhne-Gohfeld dhe ka arrestuar 2 shqiptarë.

Mësohet se 541 bimë kanabis, 8 kilogramë marijuanë e gatshme për shitje dhe aksesorë të ndryshëm profesional për plantacione janë sekuestruar.

Bëhet me dije se plantacioni u zbulua si pjesë e ekzekutimit të një urdhri kontrolli.

Kur arritën në Löhne-Gohfeld, detektivët zbuluan se e gjithë prona që po kërkonin ishte konvertuar dhe përdorur për të rritur bimë kanabisi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat