LDK: Mërgata po rikthehet në shtëpinë e saj historike

Gjermania

LDK: Mërgata po rikthehet në shtëpinë e saj historike

Më: 18 prill 2024 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku nga kjo e shtunë e datës 20 prill, do të rifillojë takimet me mërgatën e LDK-së në Gjermani, për të bashkëbiseduar për Kosovën dhe LDK-në.

Sipas LDK-së Mërgata gjithmonë mban zemrën te atdheu, e tani po fuqizohet e po rikthehet në shtëpinë e saj historike, Lidhjen Demokratike.

Këtë të shtunë sipas njoftimit të LDK-së në rrjetin social Facebook, thuhet se do të ketë takim me bashkatdhetarët në Mynih të Gjermanisë nga ora 17:00. Përderisa të dielën do të ketë takim të përbashkët në Vjenë me eurodeputetin Lukas Mandl. Ndërsa fundjavën tjetër kryetari i LDK-së do të qëndrojë në Hamburg. Postimi i plotë në LDK “MIRË SE TAKOHEMI MËRGATË Të dashur bashkatdhetarë, Pas kërkesave të panumërta nga bashkatdhetarët tanë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku takohet sërish me ju.

Ftohen të gjithë bashkatdhetarët që duan të dëgjojnë e bashkëbisedojnë më shumë për Kosovën, atdheun tonë të dashur në përgjithësi, dhe rreth LDK-së në veçanti. Në takimet tona të përbashkëta do të jenë edhe miqtë tanë e të Kosovës, të dielën në Vjenë, z. Lukas Mandl, ndërsa me 28 prill, në Hamburg, z. David McAllister. Mërgata gjithmonë mban zemrën te atdheu; e tani po fuqizohet e po rikthehet në shtëpinë e saj historike, Lidhjen Demokratike!”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat