LDK me akademi përkujtimore për nder të Heroit Sali Çekaj

Gjermania

LDK me akademi përkujtimore për nder të Heroit Sali Çekaj

Më: 28 prill 2024 Në ora: 18:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur akademi përkujtimore në Hamburg të Gjermanisë për nder të Heroit të Kosovës, Sali Çekaj.

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka shkruar në Facebook se në 25-vjetorin e rënies heroike, rikujtuan gjithë kontributin jetësor të një njeriu që la gjurmë në kohë.

Abdixhiku i ndau edhe dekoratën “Dr. Ibrahim Rugova”, heroit Sali Çekaj.

Kjo dekoratë le të shërbejë jo vetëm si mirënjohje për gjithë kontributin e tij për çlirim, por të shërbejë si rikujtim për gjithë brezat e ardhshëm se liria e vendit tonë është arritur me shumë mund e sakrificë nga burrat dhe gratë më të devotshme të kombit”, ka thënë kreu i LDK-së.

Ndërkohë, Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka vendosur në qarkullim postar emisionin e jashtëzakonshëm të pullave postare “Sali Çekaj, Hero i Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat