AAK-ja e pa “fat” në Gjilan, vetëm më 2 përfaqësuesë në Kuvendin komunal

Gjilani

AAK-ja e pa “fat” në Gjilan, vetëm më 2 përfaqësuesë në Kuvendin komunal

Nga: A.M. Më: 27 tetor 2021 Në ora: 23:15
AAK

Në zgjedhjet lokale të mbajtura më 17 tetor, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mori gjithsej 90 mijë e 708 vota.

Ajo u rëndit si partia e katërt në zgjedhje. 

Përkundër kësaj, kjo parti nuk pati aq “fat” në Gjilan, shkruan “Bota sot”.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në Kuvendin Komunal të Gjilanit do t`i ketë vetëm dy përfaqësues.

Nazim Gagica i cili ishte kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e  Kosovës për Gjilan, nuk arriti që t`i fitoj zgjedhjet.

Por, të paktën Gagica do të jetë përfaqësues i AAK-së në Kuvendin komunal.

Ndërkaq, përfaqësuesja e dytë e AAK-së është Ardita Ukshini.

Ukshini kandidojë për herë të parë në këto zgjedhje dhe arriti që të bëhet përfaqësuesja e AAK-së në asamblenë e Gjilanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat