Zgjidhet Këshilli Drejtues i Universitetit të Gjilanit

Gjilani

Zgjidhet Këshilli Drejtues i Universitetit të Gjilanit

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 09:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Këshilli Drejtues i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në mbledhjen e mbajtur të enjten, me votim të fshehtë ka zgjedhur Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku rektor të universitetit për mandatin katërvjeçar.

Në këtë mbledhje është bërë intervistimi i kandidatëve që kanë aplikuar për pozitën e rektorit, me ç’rast kandidatët kanë pasur mundësinë të shpalosin vizionin e tyre, objektivat dhe prioritetet, për periudhën 2023-2027 për zhvillimin e Universitetit.

Kryesuesi i Këshillit Drejtues, Dr. Techn. Ilir Gjinolli, e uroi për detyrën Rektorin e ri duke i dëshiruar shëndet dhe suksese.

“Sipas statutit të Universitetit të Gjilanit ‘Kadri Zeka’ dhe rregullores së Këshillit Drejtues të UKZ-së, rektorin e zgjedh Këshilli Drejtues nga lista e kandidatëve të propozuar nga komisioni profesional, i zgjedhur nga Senati i Universitetit. Rektori është zgjedhur duke marrë shumicën e votave të anëtarëve të përgjithshëm në pajtim me dispozitat e këtij statuti”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, me zgjedhjen e rektorit është përmbyllur gjithë procesi zgjedhor në UKZ. Fillimisht studentët kanë zgjedhur përfaqësuesit e tyre, janë mbajtur zgjedhjet për këshillat e fakulteteve dhe së fundi është konstituuar edhe përbërja e re e senatit, të cilët do të marrin mandatin më 1 tetor 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat