Vdekja e 50-vjeçarit në Gjilan, Hyseni: Një tragjedi e rëndë na ka goditur sot

Gjilani

Vdekja e 50-vjeçarit në Gjilan, Hyseni: Një tragjedi e rëndë na ka goditur sot

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 13:47
Alban Hyseni

Një 50-vjeçar ka vdekur sot në Gjilan, pasi një banesë u përfshi nga zjarri.

Për këtë ngjarje tragjike ka shkruar kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, ai iu ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe të gjithë atyre që e njohin tashmë të ndjerit.

“Një tragjedi e rëndë na ka goditur sot. Një 50-vjeçar humbi jetën sot në një aksident zjarri, duke lënë zbrazëti të madhe në zemrat e familjes, por edhe gjithë miqve e bashkëqytetarëve. 

Njësitet e zjarrfikësve dhe policia e qytetit me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku dhe kanë bërë evakuimin e të gjithë banorëve nga ndërtesa, për çështje sigurie. Shpresojmë që tragjeditë e tilla të mos përsëriten kurrë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes dhe të gjithë atyre që e njohën të ndjerin”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat