Në Gjilan hapet fushata e korrje-shirjeve

Gjilani

Në Gjilan hapet fushata e korrje-shirjeve

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 14:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me fermerët dhe kombajnerët e komunës, ka hapur sot zyrtarisht fushatën e korrje-shirjeve.

Ai bëri të ditur se të mbjella në komunën e Gjilanit janë rreth 3100 hektarë grurë, 100 hektarë elb dhe 10 hektarë thekër.

“Me projektin për farën e grurit për mbjelljet aktuale, kemi përkrahur fermerët tanë me 140 tonë grurë.

Duke konsideruar se kultivimi i grurit është me shumë interes për shoqërinë, për këtë vit planifikojmë të rrisim sasinë e farës për 40%, që do të jetë 200 tonë. Punë të mbarë të gjithë fermerëve në fushatën e korrje-shirjeve. Qoftë ky vit i bereqetshëm!”, ka thënë kryetari Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat