Arrestohen dy persona në Gjilan, gjuajten me armë në dasmë një javë më parë

Gjilani

Arrestohen dy persona në Gjilan, gjuajten me armë në dasmë një javë më parë

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 16:18
Policia

Njësiti i hetimeve të Gjilanit sot ka arrestuar dy të dyshuar B.A. (viti i lindjes 1976) dhe F.E. (viti i lindjes 1995), meshkuj kosovar shqiptar.

Arrestimi i tyre është bërë pasi që janë gjetur prova se me datën 14.08.2023 në një fshat të Gjilanit gjatë një ahengu familjar (dasmë) kanë shtënë me armë zjarri.

Me këtë rast nga të dyshuarit është konfiskuar një armë zjarri e llojit Zoraki 917-T e kalibrit 9 mm dhe një karikator i zbrazët.

Të dyshuarit janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të ngritët kallëzim penal për veprat penale ,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’, rasti do të procedohet në prokurorinë themelore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat