Bëri tejkalim në vijë të plotë, gjilanasi dënohet me gjobë dhe i ndalohet vozitja për kaq muaj

Gjilani

Bëri tejkalim në vijë të plotë, gjilanasi dënohet me gjobë dhe i ndalohet vozitja për kaq muaj

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 12:36
Gjoba e shqiptuar

Një vozitës nga Gjilani është dënuar me gjobë dhe me masën e përkohshme të ndalim vozitjes për shkak se ka tejkaluar në vijë të plotë.

“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësiti i komunikacionit rrugor, kanë identifikuar një kundërvajtës i cili duke drejtuar automjetin e tij në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë, shihet duke bërë tejkalim në vijë të plotë dhe njëkohësisht bënë tejkalimin e tri veturave.

Me kete veprim rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe bie ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor“, thuhet në njoftim.

Ndaj këtij kundërvajtësi është shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat