Kuvendi i Gjilanit dështon ta miratojë propozim-buxhetin për vitin 2024

Gjilani

Kuvendi i Gjilanit dështon ta miratojë propozim-buxhetin për vitin 2024

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 13:34
Kuvendi i Gjilanit

Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën drejtimin e kryesuesit Kushtrim Kadriu, sot, në vazhdim të mbledhjes së djeshme, ka dështuar ta miratojë propozim-buxhetin për vitin fiskal 2024, bashkë me vlerësimet e hershme për vitet 2025-2026, të cilin e ka prezantuar Ilmi Limoni, përgjegjës për Financa.

Opozita (LDK e PDK) e cila e ka shumicën në Kuvend, u deklarua kundër këtij propozim-buxheti, me arsyetim se është i planifikuar keq dhe si i tillë është i pa realizueshëm, njoftojnë nga kjo komunë.

Me 12 vota për dhe 16 kundër, Kuvendi dështoi ta miratojë buxhetin për vitin 2024 dhe vlerësimet e hershme 2025-2026 dhe pas kësaj, Kuvendi u detyrua t`i ndërpres punimet e mëtejme për mungesë kuorumi, pasi që LVV dhe partnerët e saj qeverisës e braktisën seancën.

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, tha se arsyet e opozitës për të mos e votuar propozim-buxhetin janë të pa qëndrueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat