​Ndëshkohet qytetari që hodhi mbeturina në hapësirë publike në Gjilan

Gjilani

​Ndëshkohet qytetari që hodhi mbeturina në hapësirë publike në Gjilan

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 14:43
Foto ilustrim

Pas aksioneve të shumta për lirimin e hapësirave publike e ndëshkimit të bizneseve për shkak të mos përputhjes së çmimit raft-arkë, Drejtoria për Inspeksion në Gjilan ka identifikuar një qytetar duke hedhur mbeturina në hapësirë publike.

Drejtoresha për Inspeksion, Entela Hyseni, ka thënë se aksioni është realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ku inspektorët e ambientit kanë ndëshkuar qytetarin i cili ka hedhur mbeturinat aty.

Ajo paralajmëroi se do të ndërmerren masa ndëshkuese ndaj të gjithë personave të pandërgjegjshëm në rastet si ky.

“Inspektimet do të jenë të vazhdueshme në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në mënyrë që të identifikojmë secilin qytetar të pandërgjegjshëm dhe të merren masa ndëshkuese në përputhje me ligjet në fuqi”, tha Hyseni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat