“Jom i dashurum me lopë”, çifti nga Gjilani që mbanë fermë

Gjilani

“Jom i dashurum me lopë”, çifti nga Gjilani që mbanë fermë

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 20:15
Bedrije dhe Lulzim Shala

Mëngjeset i fillojnë në orën 06:00. Bedrije dhe Lulzim Shala kanë një mënyrë të veçantë se si e fillojnë ditën.

Edhe pse kanë 20 vite martesë, traditën për të pirë kafen e kanë të njëjtë.

Në mini-fermën e tij, 49-vjeçari kujdeset për lopët, punë që e ka trashëguar nga gjyshi dhe babai i tij.

Dikur ka pasur një numër më të madh të lopëve, mirëpo sot për shkak të problemeve shëndetësore është detyruar ta reduktojë atë.

Kujdesi për kafshët që mban e ka ndihmuar shumë për shëndetin e tij.

Çifti nga fshati Ponesh i Gjilanit, shpreson që t’i ndihmojnë institucionet përkatëse për të rritur numrin e kafshëve.

Se çfarë kanë thënë gjatë rrëfimit të tyre, e mësoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat