Gjilani fillon me hapjen e puseve të reja për nevoja të fermerëve

Gjilani

Gjilani fillon me hapjen e puseve të reja për nevoja të fermerëve

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 10:14
Foto ilustrim

Komuna e Gjilanit ka filluar me hapjen e puseve të reja për nevoja bujqësorë të fermerëve të komunës.

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, i cili së bashku me drejtorin për Bujqësi, Bajram Isufi, kanë dalë në terren për ta parë nga afër realizimin e këtij projekti, ka bërë të ditur se 46 fermerë janë përfitues të hapjes së puseve.

“Sot kemi filluar hapjen e puseve të reja, si një nga nevojat primare bujqësore për fermerët tanë, duke i ofruar njëkohësisht zgjidhje të problemit të ujit të pijes. Burim Osmani nga fshati Cërnicë është vetëm njëri nga 46 fermerët përfitues të cilit iu mundësua hapja e pusit”, ka thënë kryetari Hyseni.

Ai ka nënvizuar se përpos puseve që kemi funksionalizuar deri tani, po angazhohemi maksimalisht që ky numër të rritet dhe të vazhdojmë me hapjen e puseve të reja edhe për banorët e tjerë të cilët kanë nevojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat