Komuna e Gjilanit shpërndan 200 mijë kilogram farë gruri për fermerët

Gjilani

Komuna e Gjilanit shpërndan 200 mijë kilogram farë gruri për fermerët

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 09:47

Komuna e Gjilanit ka shpërndarë 200 mijë kilogram farë gruri për 874 fermerë.

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka thënë se kjo është përkrahja më e madhe ndonjëherë për fermerët e Gjilanit.

“Përkrahja më e madhe ndonjëherë në komunën e Gjilanit me farë gruri dhe numri më i madh i fermerëve përfitues, vazhdim i projekteve dhe përkushtimit tonë si qeverisje për fermerët”, tha ai.

Ai theksoi se afërsia me fermerë, planifikimi i përbashkët e diskutimet paraprake po rezultojnë me suksese.​

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat