Komuna e Gjilanit ka shpërndarë 200 mijë kilogram farë gruri për 874 fermerë.
Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka thënë se kjo është përkrahja më e madhe ndonjëherë për fermerët e Gjilanit.
“Përkrahja më e madhe ndonjëherë në komunën e Gjilanit me farë gruri dhe numri më i madh i fermerëve përfitues, vazhdim i projekteve dhe përkushtimit tonë si qeverisje për fermerët”, tha ai.
Ai theksoi se afërsia me fermerë, planifikimi i përbashkët e diskutimet paraprake po rezultojnë me suksese.