Ka ndërruar jetë atdhetari nga Konçuli, Rexhep Arifi

Gjilani

Ka ndërruar jetë atdhetari nga Konçuli, Rexhep Arifi

Nga: Dashnim Hebibi Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 16:30
I ndjeri Rexhep Arifi

"Edhe pse i lindur e rritur në Konçul të Bujanocit, nuk mundet të varroset atje dhe nuk mundem, që ti jemi krejt familja për shkaqe të njohura, se babai im dhe unë e kemi luftuar regjimin e egër të krye kriminelit Millosheviq. Pushoftë në parajsë shpirti i babit tim dhe do ta kujtoj për jetë që gjithçka ka dhënë për atdheun", na tha ndër të tjera, z.Jeton Arifi. 

Një jetë në shërbim të kombit! Mbrëmë në Gjilan në moshën 73 vjeçare, ka ndërruar jetë, veterani i luftës çlirimtare në Kosovë e Luginë të Preshevës, z. Rexhep Arifi. Rexhep Arifi jetoi e veproi në Konçulin heroik në komunën e Bujanocit, por kohën e fundit në Gjilan, afër djalit të tij dhe familjes. Trimëria e tij njihet nga të gjithë. I ndjeri është edhe babi i Jeton Arifi, luftëtarit të lirisë. Jeton Arifi u eduka edhe në frymën kombëtare nga babai i tij, që atdheu është mbi të gjitha. I ndjeri, kurrë nuk iu përkul pushteteve, por gjithmonë e tha të vërtetën dhe e deshti shumë që një ditë të valoj flamuri kombëtar kuq e zi i lirë në Luginë të Preshevës. 

Aq shumë e deshti flamurin kombëtar, sa që nuk iu dhimtë jeta të jap për ate, por ja që i mbylli sytë në Nëntorin e flamurit e për ta kujtuar për jetë. Djali i të ndjerit, që njihet si Luani i Luginës së Preshevës, luftëtari i lirisë, Jeton Arifi, njofton familjarët, miqtë, shoqërinë dhe gjithë ata, që duan ta nderojnë babain e tij, për përshëndetjen e fundit, se nesër bëhet varrimi me drekë në varrezat e qytetit të Gjilanit. 

Edhe pse i lindur e rritur në Konçul të Bujanocit, nuk mundet të varroset atje dhe nuk mundem, që ti jemi krejt familja për shkaqe të njohura, se babai im dhe unë e kemi luftuar regjimin e egër të krye kriminelit Millosheviq. Pushoftë në parajsë shpirti i babit tim dhe do ta kujtoj për jetë që gjithçka ka dhënë për atdheun. Do ta mbuloje dheu i Kosovës së lirë që dha gjithçka për atdhe e padyshim se zemra dhe sytë i mbesin nga Konçuli. 

E dha amanetin e fundit në nëntorin e flamurit, se një ditë Konçuli dhe e gjithë Lugina do ti bashkohet Dardanisë, na tha ndër të tjera, Jeton Arifi. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës, patriotit të dëshmuar, Rexhep Arifi. Do ta kujtojmë brez pas brezi, se sytë e tij nuk iu dridhën për ta mbrojtur atdheun dhe kurrë zemra e tij nuk iu dorëzu se një ditë, Konçuli e Lugina e Preshevës, do të jetoj e lirë. 

Ngushllime familjes, miqve, shokëve dhe gjithë kombit. Lugina e Preshevës dhe i gjithë kombi, humbi edhe një çlirimtarë, por shpirti i tij u ngjit në flamurin kuq e zi të Skënderbeut, Ismail Qemajlit, Adem Jasharit, te shpirti i gjithë dëshmorëve e atdhetarëve! I përjetshëm kujtimi. / Dashnim Hebibi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat