Hyseni: Qytetarëve të Gjilanit që kanë të drejtë vote në Serbi, u sigurohet transporti

Gjilani

Hyseni: Qytetarëve të Gjilanit që kanë të drejtë vote në Serbi, u sigurohet transporti

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 16:05
Gjilani

Qytetarëve të Gjilanit të cilët kanë të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit në Serbi, iu është siguruar transporti.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili përmes një postimi në Facebook, ka bërë thirrje për mobilizim për të vazhduar betejën për të vërtetën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Sigurohet transporti për qytetarët e Gjilanit që kanë të drejtë vote në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 17 dhjetorit në Serbi. Të dashur bashkëqytetarë nga Lugina e Preshevës. Ju njoftojmë se komuna e Gjilanit ka siguruar transportin për të gjithë ju që jetoni e veproni në Gjilan, për në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 17 dhjetorit në Serbi. Për më shumë informata, ju lutemi të drejtoheni tek Zyra për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc në kuadër të komunës së Gjilanit. Të mobilizohemi për të vazhduar betejën për të vërtetën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, shkroi ai.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën ka qenë i ftuar dhe folës në tubimin e mbajtur në mbështetje të listës “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi”, për zgjedhjet parlamentare që priten të mbahen më 17 dhjetor në Serbi, ka thënë se bashkimi i partive politike shqiptare në Luginë të Preshevës, është dëshmi për pluralizëm politik, por edhe për unitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat