Pesë anëtarë të një familje rrahin e plagosin një roje pylli në Gjilan

Gjilani

Pesë anëtarë të një familje rrahin e plagosin një roje pylli në Gjilan

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 00:06
Foto ilustrim

Derisa po kryente punën e zakonshme të tij, si roje pylli në fshatin Gadish, P.S u sulmua.

E diela për 33 vjeçarin ishte jo e lehtë e kalueshme, pasi që ai mori një plagë të cilën po e trajton.

Por për të kuptuar se si ka ndodhur e gjithë ngjarja Dukagjini gjatë ditës ka qëndruar në fshatin Kishnapolë ku roja i plagosur jeton bashkë me familjen e tij.

Ndonëse nuk kanë dashur të flasin para kamere, prapa saj familjarët kanë treguar se P.S kishte tentuar që t’ia ndaloj gjuajtjen një personi i cili kishte dalur për gjueti në një zonë ku përdorimi i armës është i ndaluar.

Mirëpo, sic duket i dyshuari nuk ishte i vetëm në pyllin e Gadishit. Sic thonë familjarët e rojës, ai bashkë bashku me anëtarët e tjerë që supozohet të jenë familjarë të tij kanë plagosur e më pas kanë rrahur 33 vjecarin.

Për rastin në fjalë në mbajtje tashmë janë pesë persona, të gjithë anëtarë të një familje nga Gjilani.

“Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se viktima ishte dërguar në Spitalin Rajonal këtu në Gjilan. Sipas raportit të mjekut, ai është jashtë rrezikut për jetë. Ndërsa nga gjashtë të dyshuarit, nga ta pesë janë ndalë me vendim të Prokurorit të Shtetit pasiqë njëri nga ta është i mitur”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhenës i Policisë së Kosovës në Gjilan.

Rasti është duke u hetuar derisa ne vendin e ngjarjes, Policia ka sekuestruar dhe një armë gjuetie.

Derisa hetimet po vazhdojnë, në Spitalin e Gjilanit trajtimin po e vazhdon roja i plagosur.

Dukagjini ka vizituar gjatë ditës repartin e kirurgjisë dhe ka mësuar se i njëjti është jasht rrezikut për jetë derisa plaga e tij është në këmbë dhe disa ka disa lëndime të lehta në fytyr.Për plagosjen e rojës së pyllit, gjatë ditës përgjigje nuk kanë dhënë Agjencia e Pyjeve të Kosovës, vecse të njëjtitë kanë thënë se gjenden në pushim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat