Nënkryetari i LDK-së dhe ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shkruar se një pjesë e qytetarëve të kësaj komune dhe disa fshatra nuk kanë energji elektrike që nga ora 09:00.
“Në vend të urimit, një pjesë e madhe e qytetarëve të Gjilanit dhe disa fshatra, prej orës 9:00 nuk kanë energji elektrike, ose vende-vende, vetëm njëfazore”, ka njoftuar Haziri në Facebook.
Ai thotë se pos shtrenjtimit të rrymës, qytetarët po përballen edhe edhe me dhoma të ftohta e terr në ditën e fundit të vitit.
“Shtrenjtimi i rrymës përkundër që nuk ka furnizim, është mashtrim i madh dhe jo vetëm: dhoma e shtëpi të ftohta e terr ne ditën e fundit të vitit”, ka shkruar tutje Haziri.