​Hyseni: Viti 2023 ishte i suksesshëm për Gjilanin

Gjilani

​Hyseni: Viti 2023 ishte i suksesshëm për Gjilanin

Më: 11 janar 2024 Në ora: 10:36
Alban Hyseni

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, vitin 2023 e ka cilësuar si një vit të suksesshëm për këtë komunë. Ai tha janë përfunduar projekte madhore të cilat për Gjilanin kanë qenë jetësore. Hyseni theksoi se është shpenzuar 92% të buxhetit komunal dhe se në vitin 2024 ka edhe shumë projekte të reja të cilat do të nisin.

Kryetari i Gjilanit, Hyseni ka treguar se për vitin e kaluar është investuar në të gjithë sektorët e kësaj komune. Hyseni tha se Gjilani si komunë me investimet që janë përmbyllur dhe ato që tashmë kanë nisur kjo komunë është shumë më mirë se sa ka qenë. Kryetari tha se po mendon edhe për jetesën e qytetarëve.

Kryetari Hyseni theksoi se Gjilanit nuk i ka munguar përkrahja nga qeveria dhe se është i kënaqur me ndarjen buxhetore. Ai tha se kjo komunë të gjitha kërkesat i ka të arsyeshme dhe të domosdoshme.

Hyseni: Viti 2023 vit i suksesshëm për komunën e Gjilanit

“Viti 2023 ka qenë shumë sfidues ka pasur probleme të ndryshme, sfida të ndryshme jo vetëm të ndikuara prej nesh, por edhe globalisht. Ngritja e çmimeve ka qenë vazhdimësi e problemeve që na ka sjellë, hartim dhe lidhja e kontratave po ashtu. Mirëpo, pavarësisht të gjitha këtyre ne po e përfundojmë një vit të suksesshëm në tërësinë e tij buxhetin e kemi shpenzuar mbi 92% që është një rezultat jashtëzakonisht i mirë dhe i kënaqshëm, jo kaq shumë, po jo shumë më dobët kemi performuar edhe në investime kapitale, p.sh. mjetet që i kemi të ndara nga qeveria nga grandi i kemi mbi 80% të shpenzuara dhe në total rreth 70% pra investimet kapitale, kemi realizuar projekte të ndryshme e të shumta, të prekur në të gjitha lokalitetet dhe lagjet, dhe presim një vit edhe më të mirë dhe më të suksesshëm në vitin 2024”, tha Hyseni.

Hyseni ka treguar se është investuar në sektorin e arsimit, kanë nisur çerdhe të reja dhe stadiumi dhe renovimi i palestrës do të fillojë në vitin 2024.

Kryetari i Gjilanit, tha se edhe në bujqësi, infrastrukturë dhe ndriçim publik është investuar dhe e gjithë kjo për të realizuar kërkesat e qytetit të Gjilanit.

Hyseni: Është investuar në të gjithë sektorët e kësaj komune

“Ka sektorin e arsimit, kemi investuar në shumicën e shkollave të qytetit tonë, në shkollën e mesme teknike, pra ku ofrojmë profil e ë nevojshme për tregun, ku edhe është bërë ndërlidhja e bizneseve për këtë shkollë. Pra mbi 500,000 mijë euro është investimi në shkollën e mesme teknike, kemi ndërtuar një çerdhe të re që është finalizuar në fshatin Zhegër, jemi në proces ndërtimi edhe tre çerdheve të reja , dhe presim edhe ndërtimin e dy të rejave në vitin që vjen, kemi gjetur komunën me tre çerdhe, ndërkaq tashmë i kemi katër funksionale dhe tre të reja në përfundim dhe ashtu dy të reja që priten të fillojnë punimet. Në sektorin e bujqësisë kemi shpenzuar rreth 1.5 milionë euro, që është shuma më e madhe ndonjëherë që nga pas lufta prej 389,000 mijë euro që kanë qenë të planifikuara në vitin 2022, 1.5 milionë euro në vitin 2023, pra rritje marramendëse në sektorin e bujqësisë. Në sferën e kulturës kemi shpenzuar shumë.17:43 Presim shumë shpejt që të fillojmë edhe ndërtimin e stadiumit dhe renovimin të palestrës, në infrastrukturë janë rreth 2.5 milionë euro, të investuara në rrugë, në qytete, 2.3 milionë euro në fshatra duke mos e përfshirë edhe investimin në qindra mijëra euro në rrjetin e kanalizimit, në rrjetin e ujësjellësit si dhe në sfera të tjera siç është ndriçimi publik. Po ashtu ka edhe projekte tjera që janë realizuar që janë me rëndësi vitale për qytetin tonë", shtoi Hyseni.

Hyseni ka përmendur rreth 7 projekte më të rëndësishme cilat do të nisin për 2024.

Hyseni: Shtatë projekte të reja më të rëndësishmet për vitin 2024

“Ka disa prej projekte, gjithsejtë janë shtatë projekte që janë të rëndësishme për vitin që vjen, projekte kapitale me mbi 1 milionë euro, më i vogli prej tyre është stacioni i ri i autobusëve në vlerë prej 1.1 milionë euro, qendra 1.2 milionë që e prezantova në dëgjimin publik si raport dy vjeçar dhe tashmë kanë filluar punimet, në vlerë prej 2.3 milionë euro është renovimi i palestrës së qytetit , renovimi i tërësishëm i palestrës. 18:57 17 milionë euro është bulevardi i ri i qytetit që do të transformojë tërësisht pjesën urbane të qytetit tonë, 27 milionë euro është rruga qarkore e Gjilanit që do të frymojë më mirë qyteti jonë, do të bëjë lidhje e rrugët regjionale Prishtinës, Ferizajt, rrugën e Kumanovës, Preshevës dhe Kamenicës duke krijuar lidhje të reja me autostradën me Dheun e Bardhë. E krejt në fund, projekt regjional dhe me rëndësi kapitale për regjionin e Anamoravës, dhe lajmi i mirë për vazhdimin e rrugës nga Bresalci, nga Gjilani deri në fund në Dheun e Bardhë i buxhetuar me 75 milionë euro”, tha ai.

Krahasuar me vitet e kaluara, kryetari i Gjilanit Hyseni tha se për dy vitet në mandatin e tij, kjo komunë ka marrë në energji tjetër, dhe se në katër vitet e ardhshme do të punohet edhe më shumë.

Hyseni: Për dy vite Gjilani ka marrë një energji tjetër, do të punohet edhe më shumë

“Gjilani meriton edhe më shumë, se kaq ne po mendojmë që përveç të transformimit urban dhe komunikacionit të fillojmë të mendojmë edhe për mënyrën se si jetojnë qytetarët e tonë, kjo është njëra prej arsyejeve pse kemi premtuar pjesa e gjelbër, pra parqe, hapësira të gjelbërta rekreative për qytetarët gjithandej. 20:49 Unë mendoj që Gjilani është më mirë se sa ka qenë, ndërkohe energjia vullneti në këto dy vite veçse është rritur presim që në këto katër vjeçar të realizojë projekte që mund të mbërrihen me kohën që kemi, në mandatin e dytë do të punojmë edhe më shume , më fortë dhe më mirë për të transformuar qytetin tonë, për ta bërë me të jetueshëm për nga mirëqenia. 21:25 Sa kam vullnet dhe energji asnjëherë po sigurisht brenda mundësive që kemi konsideroj brenda këtij mandati me projektet që kemi nisur unë jam i përmbushur por asnjëherë i lumtur me atë që mund t’i ofroj qytetit”, tha Hyseni.

Hyseni tha se Gjilanit nuk i mungon vëmendja nga qeveria dhe është i kënaqur me projekte të cilat janë aprovuar.

Hyseni ka theksuar se ajo çka e bënë më të veçantë si kryetarë është koha që ndan çdo ditë për kërkesat e qytetarëve të Gjilanit.

Ai tha se vjen në punë çdo ditë në ora 8:00 për t’i pritur në takim ata.

Hyseni: Gjilanit nuk i ka munguar vëmendja nga qeveria, jam i kënaqur me ndarjen buxhetore

“Vëmendja e munguar nga qeveria për Gjilanin në të kaluarën tashmë nuk mungon. Gjilani dhe qytetarët kanë marrë vëmendjen që meritojnë unë jam i lumtur me ndarjen buxhetore dhe jam i kënaqur me projektet që janë aprovuar, ne nuk kemi kërkesa të paarsyeshme po nevoja të domosdoshme për qytetarët tonë. Një element që ndoshta më karakterizon si kryetar komune është që për këto dy vite asnjëherë nuk jam vonuar për të shkuar në punë në ora 8:00 dhe të gjithë ata afër zyrës time e din që nga ora 7:55 deri në orën 8 aty jam, ndërkohë 8:00 deri 9:00 është koha kur pres qytetarët sepse është herët për takime dhe në këtë kohë jam i lirë”, tha Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat