Policia ka dënuar me 300 euro gjobë, tri pikë negative dhe ka vendosur masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre muaj ndaj një shoferi në Gjilan.
Policia njofton se njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan në pikën e kontrolli të automjeteve në aksin rrugor Dobërqan-Crep, kanë hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është tetëdhjetë (80) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e dyzet e gjashtë (146) km/h.
“Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre muaj”, njofton policia.
Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.
Tutje, policia thekson se të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.