Policia po heton vdekjen e dy burrave në Gjilan

Gjilani

Policia po heton vdekjen e dy burrave në Gjilan

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Policia e Kosovës po heton vdekjen e dy personave në Gjilan.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, një burrë ka vdekur derisa ishte duke e prerë një kafshë pasi iu kishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Ndërsa rasti tjetër, një burrë është gjetur i vdekur në dhomën e tij.

Raporti i plotë:

Hetim i vdekjes

Gjilan 03.02.2024, 10:30. Viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke prerë një kafshë iu kishte keqësuar gjendja e tij shëndetësore dhe i njëjti ishte dërguar në qendrën Emergjente, ku mjeku kujdestar e kishte konstatuar vdekjen e tij . Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Gjilan 02.02.2024-23:45. Viktima, mashkull kosovar është gjetur i vdekur në dhomën e tij. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori, ku me urdhër të tij trupi i pajetë është dërguar ne IML për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat