Danimarka do të ndërtojë një burg në Gjilan me standarde daneze, do të sillen 300 të burgosur

Gjilani

Danimarka do të ndërtojë një burg në Gjilan me standarde daneze, do të sillen 300 të burgosur

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 20:11
Peter Hummelgaard

Danimarka me 27 prill të vitit të kaluar nënshkroi një marrëveshje për të sjellë 300 të burgosur në Kosovë si përpjekje për të reduktuar mbipopullimin në burgjet daneze.

Të dy vendet ranë dakord fillimisht në dhjetor që vendi skandinav të marrë me qira 300 qeli burgu për një tarifë vjetore prej 15 milionë eurosh.

Por, marrëveshja ka mbetur vetëm në leter, pasi opzita vazhdon të mos i votojë marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë edhe këtë me Danimarkën.

Ministri i Drejtësisë së Danimarkës, Peter Hummelgaard, i cili ishte për vizitë në Kosovë, të martën, tha se ka pasur takime konkrete me qeverinë dhe partitë më të mëdha opozitare dhe mesazhi është se ata e duan këtë partneritet.

Hummelgaard është optimist, se marrëveshja për të burgosurit do të votohet së shpejti.

Për qeverinë, plani është pjesë e përpjekjes për të krijuar hapësirë ​​në burgjet daneze, të cilat janë nën presion mbi kapacitetet dhe personelin në formën e një numri në rënie të oficerëve të burgjeve.Prandaj, kriminelët e dënuar me deportim duhet të vendosen diku tjetër para se të nisen për në vendin e origjinës”, thotë ai shkruan medium danez.

“Ekziston një udhërrëfyes i qartë dhe i plotë. E vetmja gjë që na duhet është që parlamenti i Kosovës ta ratifikojë traktatin, shton Hummelgaard.

Në vizitën e tij, ministrit nuk iu dha një afat kohor për miratimin e marrëveshjes nga Kosova.

“Nuk mund të them gjë tjetër veçse thonë se do të hidhet në votim së shpejti në parlament”, u shpreh ai.

Për të miratuar marrëveshje ndërkombëtare në Kosovë, duhet të ketë një shumicë prej dy të tretash. Prandaj, qeveria ka nevojë për mbështetjen e partive opozitare

Peter Hummelgaard thekson se synohet që kushtet në burg të jenë në përputhje me standardet daneze.

Sapo parlamenti të ketë ratifikuar traktatin, ne do të fillojmë rindërtimin e ambienteve të burgut në mënyrë që ato të përmbushin standardet daneze”, u shpreh ai.

Kosova dhe Danimarka nënshkruan më 20 dhjetor një letër-pëlqim, sipas të cilit, 300 qeli burgu të Kosovës do t’i jepen në shfrytëzim shtetit të Danimarkës.

Për këtë huazim, sipas letër-pëlqimit, Kosova pritet të përfitojë 210 milionë euro gjatë dekadës së ardhshme.

Në atë kohë, Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu kishte thënë se nënshkrimi i letër-pëlqimeve është vetëm hapi i parë drejt arritjes së një marrëveshjeje, që më pas duhet të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës me dy të tretat e votave.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, “të dënuarit, të cilët do të transferohen [nga Danimarka] në Kosovë, nuk do të jenë të rrezikshmërisë së lartë”.

Kosova kishte 1,642 të burgosur në vitin 2020, përkatësisht 97 për qind të kapacitetit të saj, sipas Raportit Botëror të Burgjeve të Universitetit të Londrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat