Gjilani vazhdon pastrimin e shtretërve të lumenjve në Bresalc dhe Miresh

Gjilani

Gjilani vazhdon pastrimin e shtretërve të lumenjve në Bresalc dhe Miresh

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 09:51
Komuna e Gjilanit

Komuna e Gjilanit ka vazhduar me pastrimin e shtretërve të lumenjve në Brecalc dhe Miresh.

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka thënë se për dy vite me radhë, kanë parandaluar vërshimet me masa preventive.

“Duke parë nevojën e madhe për pastrimin dhe zgjerimin e shtretërve, kontratën tashmë të nënshkruar po e shfrytëzojmë maksimalisht. Lumi në Bresalc kishte devijuar nga rrjedha natyrale e tij, duke rrezikuar edhe ShFMU “Ibrahim Uruqi”.

Kjo gjendje tashmë është sanuar!”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat