Hyseni prezanton projektin e bulevardit të qytetit, kostoja 20 milionë euro

Gjilani

Hyseni prezanton projektin e bulevardit të qytetit, kostoja 20 milionë euro

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 13:23
Alban Hyseni

Në kuadër të nismës “7 javë – 7 projekte”, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prezantuar projektin e bulevardit të qytetit.

Hyseni ka bërë të ditur se kostoja e këtij projekti është 20 milionë euro, duke e cilësuar si ndryshimin më të madh urbanistik në histori të Gjilanit.

Hapësira publike, parkingje si zgjidhje e burim i të hyrave, objekti i administratës komunale për punë efikase e shërbime më të mira, për ndryshim radikal, për GJILANIN QË DUAM.

Mbi 30.000 metër katror, mbi 500 parkingje nëntokësore, mbi 8000 metër katror komuna e re, nënkalime, si zgjidhje për trafikun”, ka theksuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat