Investimet nga diaspora të mirëpritura në Gjilan

Gjilani

Investimet nga diaspora të mirëpritura në Gjilan

Më: 18 mars 2024 Në ora: 10:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Në aktivitetin e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Nafels të Zvicrës, Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit,  i ka ftuar afaristët që të vijnë e investojnë në Gjilan.

Kryetari është ndjerë i kënaqur që ishte  pjesë e aktiviteteve të Lidhjes së Bizneseve të Diasporës, presidentit z. Fehmi Fetahu, në Nafels të Zvicrës të organizuar nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare.

"Para bizneseve të diasporës prezantuam  mundësitë dhe lehtësirat që ofron Komuna e Gjilanit për investime. Tashmë ne kemi filluar projektin e zonës ekonomike", tha Hyseni. Kryetari, më tej tha se kanë synim që të tërheqin bizneset e diasporës për investime në Gjilan. "Shpresoj që këtë vit do të ketë investitorë nga diaspora", tha Hyseni.

Ai tregoi se ditë më parë ka filluar ndërtimi i një fabrike nê Gjilan me një investim mbi  10 milionë euro dhe do të punësoj mbi 150 punëtorë.

Pos takimeve me afaristët, kryetari ka pasur gjatë fundjavës edhe takime me bashkatdhetarët e komunës së Gjilanit që jetojnë e veprojnë atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat