Ekzekutohen pagesat e qirasë për familjet ne gjendje jo të mirë ekonomike

Gjilani

Ekzekutohen pagesat e qirasë për familjet ne gjendje jo të mirë ekonomike

Më: 19 mars 2024 Në ora: 12:46
Doruntina Hasani

Drejtorati për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i Komunës së Gjilanit, ka realizuar pagesat e qirasë për familjet me gjendje jo të mirë ekonomike për tre muajt e parë të këtij viti. Pagesat janë bërë të hënën, derisa ishte hera e parë që procesi është zhvilluar përmes thirrjes publike.

"Ekzekutuam pagesën prej: 13,020.00 euro, për 51 familje në gjendje të rëndë socio-ekonomike, me qëllim të subvencionimit të qirasë për muajin janar, shkurt dhe mars 2024", tha Doruntina Hasani, drejtoreshe e Shëndetësisë e Mirëqenies Sociale nê Komunën e Gjilanit.

Më tej ajo thekson se për herë të parë, këtij procesi i ka paraprirë thirrja publike për aplikim.

Transparencë, barazi e llogaridhënie. Drejtoresha Doruntina Hasani  tha se përfituan nënat vetëushqyese, personat me aftësi të kufizuara, persona të moshuar pa përkujdesje familjare, veteranë të luftës, invalidë të luftës, viktima të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe kategori të tjera në nevojë.

"Të tjerët flasin, ne punojmë", thotë drejtoresha e Shëndetësisë e Mirëqenies Sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat