Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, sot ka vizituar punimet që po zhvillohen në ndërtimin e rrugëve të fshatit Shillovë.
Komuna e Gjilanit njofton se në këtë fshat po vazhdojnë investimet në infrastrukturë.
"Rreth 1 km gjatësi janë rrugët që po asfalltohen në fshatin Shillovë.
Investimi është në vlerë prej 121,993.04 euro", njofton Komuna e Gjilanit.