Hyseni: Po bëhen me rrugë fshatrat e harruara në të kaluarën

Gjilani

Hyseni: Po bëhen me rrugë fshatrat e harruara në të kaluarën

Më: 21 mars 2024 Në ora: 13:48
Foto ilustrim

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, sot ka vizituar punimet që po zhvillohen në ndërtimin  e rrugëve të fshatit Shillovë.

Komuna e Gjilanit njofton se në këtë fshat po vazhdojnë investimet në infrastrukturë.

"Rreth 1 km gjatësi janë rrugët që po asfalltohen në fshatin Shillovë.

Investimi është në vlerë prej 121,993.04 euro", njofton Komuna e Gjilanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat