Me qëlllim të parandalimit të keqpërdorimit të ujit dhe hedhjes së mbeturinave Drejtorati i Inspekcionit i Komunës së Gjilanit, ka lëshuar dy njoftime.
Sipas njoftimeve, të gjithë ata që nuk respektojnë këto vendime do të gjobiten. Entela Hyseni, drejtoresh e Inspekcionit, tha se njoftimi i parë ka të bëjë me ndalimin e lëshimit të ujit nga krojet nëpër oborre dhe rrugë.
Dhe njoftimi i dytê ka të bëjë ndalimin e hedhjes së mbeturinave në hapësirat e pêrbashkëta, korridore, shkallë, ashensorë e të ngjashme.
"Personat fizik e juridik që nuk i respektojnë këto dy vendime, do tê sanksionohen në harmoni me Rregulloren për Shërbime Publike Komunale", tha Entela Hyseni, drejtoresh e Inspekcionit.