Komuna e Gjilanit njofton se mbi 100 mësimdhënës kanë filluar sot trajnimin për zbatim të kurrikulës nga të gjitha nivelet.
Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me drejtoreshën e Drejtorisë së Arsimit, vizituan mësimdhënësit që për 7 ditë do të jenë pjesë e trajnimit në Shkollën "Thimi Mitko" të qytetit.
"Gjatë këtij viti pritet që rreth 500 mësimdhënës të marrin trajnime të ndryshme", tha Hyseni.
Hyseni, theksoi se kjo është një hap në rrugën e gjatë të ngritjes së cilësisë në arsim nga komuna.