Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka takuar sot ministrin për Punë të Jashtme, Evropë dhe për Tregti të Maltës, njëherit kryesues i OSBE-së, Ian Borg.
"Kënaqësi të takoi ministrin për Punë të Jashtme, Evropë dhe për Tregti të Maltës, njëherit kryesues i OSBE-së, Ian Borg", tha Hyseni.
I pari i Gjilanit, theksoi se kanë biseduar për punën dhe përkushtimin tonë në temat e veprimit të OSBE-së në Kosovë.
"Ky takim u realizua për vlerësimin e punës së mirë që kemi realizuar në regjionin e lindje", tha Hyseni.
Mê tej kryetari shtoi se si kryetar i komunave të regjionit të Lindjes në kuadër të AZHR-së, u zotua që regjioni do të vazhdojë punën e njejtë me përkushtim të lartë.