Kryetari i Gjilanit, takon ministrin e Jashtëm të Maltës Ian Borg

Gjilani

Kryetari i Gjilanit, takon ministrin e Jashtëm të Maltës Ian Borg

Më: 11 prill 2024 Në ora: 17:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka takuar sot ministrin për Punë të Jashtme, Evropë dhe për Tregti të Maltës, njëherit kryesues i OSBE-së, Ian Borg.

"Kënaqësi të takoi ministrin për Punë të Jashtme, Evropë dhe për Tregti të Maltës, njëherit kryesues i OSBE-së, Ian Borg", tha Hyseni.

I pari i Gjilanit, theksoi se kanë biseduar për punën dhe përkushtimin tonë në temat e veprimit të OSBE-së në Kosovë.

"Ky takim u realizua për vlerësimin e punës së mirë që kemi realizuar në regjionin e lindje", tha Hyseni.

Mê tej kryetari shtoi se si kryetar i komunave të regjionit të Lindjes në kuadër të AZHR-së, u zotua që regjioni do të vazhdojë punën e njejtë me përkushtim të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat