Komuna e Gjilanit dhe “Jetimat e Ballkanit” nënshkruajnë marrëveshje për projektin mbi 3.5 milionë euro

Gjilani

Komuna e Gjilanit dhe “Jetimat e Ballkanit” nënshkruajnë marrëveshje për projektin mbi 3.5 milionë euro

Më: 3 maj 2024 Në ora: 16:07
Halil Kastrati dhe Alban Hyseni

Komuna e Gjilanit dhe shoqata “Jetimat e Ballkanit”, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi  për ndërtimin e qendrës për qëndrim ditor për personat e moshuar, kuzhinën popullore dhe bujtinën për studentë.

“Bashkë për të mirën e përgjithshme”, tha Hyseni.

Ai shtoi se është i lumtur të pres humanistin Halil Kastratin nga Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.

Ndërsa Halil Kastrati, nga Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, tha se lajmi për kuzhinën është i gëzueshëm.

Ai shtoi se po ashtu është lajm i gëzueshëm edhe nënshkrimi i memorandumit me kryetarin Hyseni.

“Kjo është kuzhina e tretë që po bëhet dhe kjo është e rëndësishme. Qendra të tilla do të ndërtohen në tërë Kosovë”, tha Kastrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat