Tri pompa në Gjilan e shesin naftën me çmime të ndryshme, Berjani: Është treg i lirë

Gjilani

Tri pompa në Gjilan e shesin naftën me çmime të ndryshme, Berjani: Është treg i lirë

Më: 8 maj 2024 Në ora: 10:30
Fadil Berjani

Kreu i Shoqatës së naftëtarëve në Kosovë, Fadil Berjani, ka thënë se industria e derivateve karakterizohet nga tregu i lirë.

“Ky është treg i lirë. Vendimi është në fuqi që më lirë mundesh me e shitë, por më shtrenjtë jo”, u shpreh Fadil Berjani.

Ndërsa pronari i nje pike të karburanteve në Gjilan, i cili nuk ka pranuar të flas me emër, është ankuar se tri pompa në Gjilan janë që po e shesin çmimin e naftës, siç thotë ai, për inate të njëra-tjetrës.

“Tri pompa në Gjilan janë që po e shesin çmimin e naftës për lër për inate të njëra-tjetrës. Ne të tjerët e shesim nga 1,29 € ata 1,16 €, kjo nuk është korrekte."

Selatin Kaçaniku nga Shoqata e Konsumatorit tha se nëse çmimet janë brenda udhëzimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, atëherë çdo  gjë është në rregull.

 “Ju e dini se Qeveria / MINT-i ka ndërhyrë dhe po e kryen rolin e “rregullatorit”, duke e dëshmuar pa aftësinë për ta bërë tregun i cili do të duhej të ishte rregullator i tregut dhe i çmimeve. Nëse çmimet janë brenda kornizës së caktuar nga MINT-i, komfor vendimit të ndërhyrjes, mund ta marrim se çmimi është në rregull”, theksoi Kaçaniku.

Ai u bëri thirje organeve lidhur me manipulimet e mundshme me çmime te kompanive.

“Përndryshe inspektoratet komunale duhet të kujdesen edhe për dinjitetin e qytetarit konsumator. Edhe qytetari konsumator duhet të jetë më i zëshëm në mbrojtjen e interesave të tija”, ka vlerësuar Selatin Kaçaniku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat