Policia në Gjilan shqiptoi 1 mijë e 119 gjoba trafiku gjatë kësaj jave

Gjilani

Policia në Gjilan shqiptoi 1 mijë e 119 gjoba trafiku gjatë kësaj jave

Më: 10 maj 2024 Në ora: 15:34
Policia e Kosovës

Policia në Gjilan, gjatë javës së kaluar në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Siguria në trafikun rrugor’’ ka realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna, ku janë shqiptuar 1 mijë e 119 gjoba për kundërvajtësit që kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Bëhet e ditur se po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarrë aktivitete edhe në:

Hetim i 3 aksidenteve të trafikut me dëme materiale,

Hetim i 14 aksidenteve të trafikut me të lënduar,

Janë konfiskuar përkohësisht 16 patentë shoferë.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikun rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan apelon te të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtasin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe rregullat në trafik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat