Shtohet personeli mjekësor në Gjilan - Hyseni premton shërbime cilësore për pacientët

Gjilani

Shtohet personeli mjekësor në Gjilan - Hyseni premton shërbime cilësore për pacientët

Më: 14 maj 2024 Në ora: 12:53
Foto ilustrim

Qytetarëve të Komunës së Gjilanit, nga sot do t'iu ofrohen shërbime më të mira shëndetësore.

Kjo po bëhet pasi që në Qendrën e Mjekësisë Familjare, ështê shtuar personeli mjekësor.

Me fillimin e ditës së parë të punës së personelit shëndetësor, kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me drejtoreshën për Shëndetësi Doruntina Hasani dhe u.d të drejtorit të QKMF-së Basri Kamberi, kanë takuar e uruar stafin e ri për punë të mbarë e shërbime cilësore.

Kryetari Alban Hyseni, tha se 6 mjekë, 10 infermierë, 2 stomatologë dhe 1 teknik i stomatologjisë nga sot kanë filluar punën në sistemin primar shëndetësor.

Më tej i pari i Komunës së Gjilanit, në takimin e përbashkët, i uroi stafit të ri suksese dhe punë të mbarë.

"Angazhimi e qëllimi jonë i përbashkët është shërbimi cilësor për pacientët.

Shëndetësi me shërbime cilësore", tha kryetari Hyseni.

Drejtoresha për Shëndetësi Doruntina Hasani, tha se personeli i ri mjekësor, do t’i shërbejnë banorëve të komunës tonë.

Sipas saj përzgjedhja ka qenë transparente dhe secili që ka përmbush kriteret është pranuar.

"Duhet përmirësusr shërbimet shëndetësore për të mirën e qytetarëve, tha drejtoresha Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat