Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Sport Kushtrim Zeqirin, kanë pritur kampionet e volejbollit të Kosovës (KV Drita) të udhëhequra nga Lorik Ilazi.
I pari i Gjilanit tregon se këto janë kampion i Kosovës 2023/2024, fituan kupën e Kosovës më 2023, po ashtu fituan kupën e Pavarësisë më 2023, kupën e FVK-së më 2023.
Sipas Aban Hysenit, këta janë titujt vetëm për vitin 2023/24 të Klubit të Volejbollit Drita.
"Klubi i Volejbollit Drita, vajzat e qytetit, janë krenaria jonë. Ato po sjellin tituj vit pas viti, pa rreshtur, pa u ndalur", tha kryetari i Gjilanit.
Më tej ai shtoi se nën udhëheqjen e Lorik Ilazit, mjeshtrit të jashtëzakonshëm sportiv, KV Drita ka thyer tashmë të gjitha rekordet.
"Vitet e fundit, që nga qeverisja jonë, mbështetja financiare për sportin është rekorde, sidomos për vajzat kampione.
Kjo mbështetje do të vazhdoj, pa ndërprerë dhe duke u shtuar", tha kryetari Hyseni.